Rivali i vetëm në garën për kreun e PD-së, përballë Lulzim Bashës, e nis takimin me anëtarësinë e PD-së, nga Lezha. Eduard Selami thotë se pas disfatës së thellë të 25 qershorit fshihet mungesa e brendshme e demokracisë në parti.
Selami kërkoi votën e demokratëve me premtimin hapjen e partisë dhe rimëkëmbjen e saj.
Përballja me një kryetar të ngrirë nga funksionet drejtuese të partisë thotë Selami e bën të pabarabartë garën mes tyre.
Eduard Selami garon për kreun e Partisë Demokratike pas drejtimit për afro tre vjet të kësaj force politike nga viti 1992 – 1995.











