Djali i ish-pronarit të kompanisë Vefa është arrestuar mesditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim si i dënuar me 4 vite burg.
Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
– Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë
Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal.












