Kreu i PDS-së, Paskal Milo është i vetmi kryetar partie që kërkoi sot shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, pasi sipas tij klima politike nuk është e favorshme për kryerjen e zgjedhjeve.
Gjatë një takimi me delegacionin e ODIHR-in i cili ndodhet në Tiranë, Milo tha se nuk ekzistojnë më kushte optimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Ai theksoi se bojkoti i opozitës dhe mungesa e reformës zgjedhore cenojnë zgjedhjet.
“Propozimi ynë është shtyrja e zgjedhjeve për të gjetur kompromiset e nevojshme politike, për ndryshime në kodin zgjedhor dhe zbatimin e vetingut”, tha Milo.











