Me propozim të ish-kryetari të LSI Petrit Vasili, Konventa e kësaj partie e mbledhur sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ka votuar njëzëri (në formë pakete). Për drejtuesit e rinj të kësaj partie.
Sipas Petrit Vasilit, Monika Kryemadhi u propozua për kryetare e LSI, Luan Rama për zëvendëskryetar të LSI dhe Erisa Xhixho për nënkryetare e LSI.
Pas propozimeve, Vasili ftoi delegatët e Konventës që të votojnë për tre propozimet së bashku.
Mes brohorimave, konventa votoi propozimet, për pasojë edhe për drejtuesit e rinj të LSI.












