• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMET/Ju nuk i njihni këto drama që gratë treguan te cadra

admin by admin
8 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
RRËFIMET/Ju nuk i njihni këto drama që gratë treguan te cadra
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëna, profesioniste, vajza të arsimuara, dëshmuan sonte te cadra e protestës persekutimin që qeveria u ka bërë, duke i larguar nga puna me pa të drejtë. Madje largimet ishin edhe më tro​nditëse ku shumë nëna u larguan nga vendi i tyre i punës pa paralajmërim, gjatë lejes së lindjes, apo edhe në rastet kur fëmijët e tyre vuanin nga sëmundje të rënda. Të gjitha këto rrëfime tronditëse ishin pjesë e bashkëbisedimit sonte me kryetarin demokrat Basha.

Juvina, tregoi historinë e saj ku u largua nga puna teksa kishte marrë lajmin e hidhur se djali i saj i mitur kishte lindur me një sëmundje agresive.

“Kërkuan largimin tim edhe pse djali im ishte diagnostidikuar me paralizë cerebrale. Ata nuk donin t’ia dinin. Isha e diplomuar në dy fakultete dhe sapo kisha nisur masterin shkencor. Kërkoj largimin e kësaj qeverie për shkak se dua që nënat me fëmijë me nevoja të veçanta të mbështeten nga një qeveri e re”.

Eda Grimci u largua nga puna pak ditë pasi kishte lindur fëmijën e saj të dytë. Ajo u njoftua për largimin nga puna nga Ministria e Mbrojtjes ku ushtronte profesionin e saj si juriste, vetëm me një telefonatë gjatë kohës që sapo kishte lindur dhe ishte ende në spital.

“U largova nga puna nga një ministre femër. Nuk u lejova të hyja në institucion pasi ishte dhënë urdhër. Largimi im nga puna nuk erdhi si pasojë e shkeljeve që unë kisha bërë, jo, isha demokrate. I kërkoj zotit Basha që të premtojë të zbatojë vendimet e gjykatave për rikthimin në vendin e punës të të gjithë atyre që janë hequr me pa të drejtë nga kjo qeveri”.

Në çadrën e lirisë bashkëshorti i Brunildës, e cila tragjikisht vrau veten në qytetin e Korçës, 3 vite më parë pasi u pushua nga puna, theksoi se bashkëshortja e tij kreu këtë veprim, për shkak të largimit nga puna.

“Vazhdojnë të na persekutojnë, edhe pse jemi familje e thjeshtë dhe e ndershme. Brunilda ishte e vetmja që punonte dhe mbante familjen”, tha ai.

Humbja e jetës së një pacienti nga mungesa e ilaçeve në spitalin e Lezhës, u rrëfye nga bashkëshortja e tij Dila. Ajo dëshmoi gënjeshtrën që ministri i shëndetësisë Beqaj u thotë shqiptarëve.

“Bashkëshorti im humbi jetën pasi nuk gjendej ilaçi për sëmundjen që ai kishte”, theksoi ajo.

Një tjetër rast i shkarkimit pa asnjë motiv, ishte ajo e zonjës Rina Istrefi, arsimatare, me 25 vite punë.

“Më hoqën për bindje politike. Ku është portali mësues për Shqipërinë? Profesionistët janë jashtë sistemit arsimor. Persekutimi është i jashtëzakonshëm. Sfidova problemet e mia shëndetësore sepse e dua këtë profesion. U shpikën testime pa bazë ligjore. Fyejnë rëndë inteligjencën shqiptare. Arsimtarët janë aty por janë flakur jashtë sistemit arsimor zonja ministre. Flakni tej frikën politike në arsim, ngrini zërin dhe kërkoni të drejtat tuaja. Guxova më tepër se të tjerët, ndaj jam jashtë sistemit arsimor. Zonja ministre në asnjë moment nuk tregove se je grua, nënë apo arsimtare. Largohu zonja Ministre. Ti ke ngelur në klasë”, tha mësuesja e gjuhës dhe e letërsisë.

Violeta Geca, e hequr nga puna me dhunë nga Erjon Veliaj, tha se ai ka hedhur në rrugë të madhe një familje prej 7 anëtarësh.

“Unë fitova gjyqin dhe duhet të rikthehem”, tha ajo.

Hariklla Zoto paralajmëroi ngujim përpara Ministrisë së Mbrojtjes pas një problemi me pronën e saj.

“Policët më kanë tërhequr zvarrë në katër të mëngjesit, teksa unë prisja një përgjigje nga Ministrja e cila sot ka shkuar me pushime. Isha në të drejtën time”.

Lulzim Basha tha se megjithë vuajtjet dhe persekutimet, dhe përvojat tronditëse, gratë janë kthyer në model të qëndresës e rezistencës për drejtësi e dinjitet.

“Këtu ka dhe shumë burra, besoj se ndajmë të njëjtin mendim se ajo që dëgjuam ishte në rradhë të parë tronditëse dhe rrënqethëse, tha Basha, duke shtuar se në radhë të dytë, me gjithë vuajtjet, persekutimin, nëpërkëmbjen, sakrificat e jashtëzakonshme që këto gra dhe qindra e mijëra si ato anembanë Shqipërisë kanë hequr e po heqin nën këtë qeverisje të pashpirt, sërish me qëndresën që kanë bërë me forcën dhe kurajon që kanë demostruar, ato janë bërë heroinat tona, heroinat e çdo shqiptari”, tha Basha pasi dëgjoi rrëfimet tronditëse të disa grave por edhe burrave që sillnin tragjeditë e grave të tyre në cadër.

Duke u ndalur tek modeli i Edi Ramës, Basha tha se: “Ky model nuk ka të bëjë me ideologjitë, nuk është model i djathtë kurrsesi, sepse e djathta bazohet tek familja, tek vlerat familjare, tek respekti i ndërsjelltë midis bashkëshortëve, tek ngritja në piedestal dhe barazia e vërtetë midis gruas dhe burrit në familje dhe në jetë, por nuk është as model i majtë. Edi Rama me sjelljen e tij dhe pasojat e rënda ndaj grave shqiptare përfaqëson vetëm modelin e krimit, modelin e drogës, modelin e trafikantëve që i bëri deputetë dhe kryetarë bashkish”.

Për Bashën, dhuna që ushtrohet ndaj grave sidomos në zgjedhje do të ndalet, do të marrë fund. Basha siguroi se lëvizja popullore që ka nisur nuk ndalet deri në fitore, deri në garantimin e votës së lirë e të ndershme.

“Të gjithë e mbani mend rastin e 18 vjeçares nga qyteti i Vorës, e cila me lotë në sy denoncoi në ekranin e Blendi Fevziut se ditën që priste të festonte të drejtën e saj për herë të parë si qytetare e Republikës, për të votuar, u mbyll 24 orë në shtëpi duke qarë sepse banditët e veshur me pushtet kishin kërcënuar nënën dhe babain e saj se do ti hidhnin në erë dyqanin nëse do të dilte të votonte. Ky është realiteti i krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit që mbështetet te krimi. Përsëri krimi i bërë njësh me pushtetin kërcënon të drejtat tona themelore”, tha Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës dënoi faktin se mediat vazhdojnë të diktohen dhe nuk I kushtojnë rëndësinë që meriton Shqipërisë reale.

“Ditë për ditë e natë për natë ky shesh ka dëshmi tronditëse të Shqipërisë së vërtetë dhe ditë për ditë e natë pë natë ekranet qeveritare bëjnë gjithçka, transmetojnë gjithçka përveç Shqipërisë së vërtetë. Sa herë që ekranet e kapura nga qeveria censurojnë Shqipërinë e vërtetë, drejtohuni Facebook-ut, aty do të gjeni të vërtetën e pacensuruar, të vërtetën troç, siç thuhet, haptazi në këtë shesh të lirisë”, tha kreu i opozitës.

Previous Post

Horoskopi, 9 Mars 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

VIDEO/ Basha prezanton “pasaportat” e kriminelëve të liruar

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Basha prezanton “pasaportat” e kriminelëve të liruar

VIDEO/ Basha prezanton “pasaportat” e kriminelëve të liruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.