Një 68 vjeçar ka tentuar të hidhet nga kati i 6 i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur në në lagjen nr 1 në qytetin e Pogradecit, pak minuta më parë.
Në vendngjarje menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, Zjarrfikësja dhe Ambulanca, të cilët pas negociatave me shtetasin e mësipërm kanë bërë të mundur zbritjen e tij dhe neutralizimin e situatës.
Shtetasi A.Q është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit për të kryer kontroll mjekësor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












