Banorët pranë Parkut të Autobuzëve do të protestojnë sërish sot kundër shkatërrimit të lulishtes në orën 18;00.
Ditët e para të protestës së qytetarëve kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh mbi lulishten tek Parku i Autobuzëve, Bashkia e Tiranës nuk bëri asnjë reagim.
Në momentin kur PD mbajti një qëndrim për lejen e ndërtimit, çështja u politizua dhe Veliaj reagoi duke akuzuar ish drejtuesit e Bashkisë.
Ndërtimi i kompleksit të pallateve u mbrojt nga policia që arrestoi disa prej aktivistëve që iu bashkuan banorëve të zonës.












