Izraelitët kanë mbërritur në Tiranë për të luajtur me Tiranën, në eliminatorët e Europa League.
Burime zyrtare na informuan se forca të shumta policore janë vënë në dispozicion për të ruajtur sigurinë e ekipit të Maccabi Tel Aviv.
Kjo është hera e dytë që policia shqiptare impenjohet me masa të tilla ndaj një ekipi izraelit. Vitin e kaluar, për shkak të një informacioni të shërbimeve inteligjente se një grup radikal po përgatiste një atentat ndaj kombëtares së Izraelit, ndeshja u spostua nga Shkodra në Elbasan dhe u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie.











