KQZ rrëzon kërkesën e PDIU-së për rezultatin në Tiranë.
Pak kohë më parë PDIU kërkoi shqyrtimin e rezultateve të zgjedhjeve në Tiranë. Me anë të këtij shqyrtimi ata pretendonin një mandat për Shpëtim Idrizin në Tiranë.
Por KQZ-ja e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, duke e nxjerrë PDIU-në, pa mandat në Tiranë.
PDIU mbeti pa mandat per nje numer minimal votash, 36 te tilla, mandat qe me pas i kaloia PS.
Sipas PDIU shumë vota për këtë parti kane përfunduar për partitë e tjera dhe pretendon se shumë votues të saj ngatërruan siglën e partisë së tyre me atë të PDS.
PDIU ka mundësinë që ti drejtohet kolegjit zgjedhor.











