Listës së firmëtarëve pro reformës në drejtësi dhe Vetingut i janë bashkuar sot, ‘Emiljano Shullazi, Mark Frroku, Lul Berisha’ dhe të tjerë të dënuar për krime të rënda.
Disa të rinj të PD-së, me maska në fytyrë me fotot e të dënuarve i janë drejtuar një tende të improvizuar për firmosjen e peticionit.
Para kamerave ata kanë prezantuar veten dhe krimet për të cilat janë dënuar dhe faktin se janë aty për të firmosur vetingun.











