Ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Romës, aktori i njohur italian Paolo Villagio në moshën 84-vjeçare. Prej disa ditësh, Villagio ishte shtruar në spital.
Ai lindi në Xhenoa më 30 dhjetor 1932 dhe njihej më së shumti për rolin e kontabilistit Ugo Fantozzi.
Përveç roleve komike, si profesor Kranz apo Giandomenico Fracchia, ai ka luajtur edhe role dramatike, nën personazhet e filmave nga regjisorë të njohur si Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Vermyller, Emanno Olmi dhe Mario Monicelli.
Villagio ka fituar çmimin “Luani i Artë” në vitin 1992 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecias.











