• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i Uotergejtit që 45 vjet më parë rrëzoi presidentin amerikan

droni by droni
2 July, 2017
in Rajoni, speciale
0
Skandali i Uotergejtit që 45 vjet më parë rrëzoi presidentin amerikan
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar 45 vjet që nga ngjarja në kompleksin e zyrave të Uotergejtit në Uashington. Incidenti i qershorit 1972, fillimisht u pa si një tentativë e zakonshme për vjedhje.
Më vonë u zbulua se fjala ishte për një skandal që përfshinte figura të larta pranë Shtëpisë së Bardhë. Si pasojë, Presidenti Richard Nixon u detyrua të japë dorëheqjen.
Rafael Saakov i Zërit të Amerikës vizitoi kompleksin Uotergejt dhe gazetën “Washington Post”, gazetarët e së cilës luajtën rol kyç në hetime.
Rruga për te dorëheqja e Presidentit Richard Nixon filloi më 17 qershor 1972, ditën kur disa persona, të punësuar nga ndihmësit e Presidentit Nixon, hynë në selinë e Partisë Demokrate në kompleksin Uotergejt, për të instaluar pajisje përgjimi.
Një ditë pasi pesë njerëz u arrestuan në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Ron Ziegler, e quajti ngjarjen një “vjedhje ordinere”.
Por gazetarët e “Washington Post”-it, kishin dyshime të forta se nuk ishte ashtu.
“Gazetarët zakonisht janë njerëz që ndjekin faktet dhe që u kërkohet të mos spekulojnë apo imagjinojnë. Por unë mendoj se disa njerëz në redaksinë e asaj kohe kishin një farë ideje se ç’rrugë mund të merrnin gjërat”, thotë Martin Weil i Washington Postit.
Martin Weil ishte redaktor në detyrë i gazetës natën kur u kapën hajdutët. Duke monitoruar radiot e policisë ai dëgjoi diçka interesante. Ditën tjetër ai kontaktoi redaktorët e lajmeve
“Kur u thashë se kisha dëgjuar diçka në radiot e policëve, ata u gjallëruan. U ndanë detyrat. Mua mu kërkua të telefonoja personalitete të ndryshme të lidhur me Partinë Republikane. Megjithatë, askush nuk tha se hyrja në Uotergejt ishte kurdisur nga republikanët”, kujton Weil.
Ndonëse Weil nuk ishte gazetari kryesor që mbulonte Uotergejtin, ai kujton se si Carl Bernstein dhe Bob Woodward, dy gazetarët kryesorë që merreshin me këtë ngjarje, punonin pa pushim, ditë e natë:
“Washington Posti ishte i pari që e mbuloi Uotergejtin. Por ngjarja ishte aq interesante saqë edhe gazetat e tjera nuk mund të rrinin prapa por donin pjesën e tyre”.
Weil shikon ngjashmëri me hetimin aktual për Rusinë pas hakimit në zyrat e Komitetit Kombëtar Demokrat gjatë zgjedhjeve të 2016-s dhe reagimeve të zotit Donald Trump ndaj medias:
“Pjesë e arsyes që Uotergejti ka lënë gjurmë kaq të forta është dyshimi i medias ndaj qeverisë. Nuk do ta quaja armiqësi të medias, por thjesht dyshim. Presidenti ka thënë ndonjëherë – ndoshta pa e menduar mirë – se media është armiku. Prandaj nuk duhet të duket e pakonceptueshme që disa njerëz në qeveri ose në media ta shohin Shtëpinë e Bardhë si armike. Sigurisht, ky nuk është pozicioni im dhe as pozicioni i shumë të tjerëve”.
Weil thotë se ai dhe kolegët e tij thjesht po kryenin “punën e tyre si gazetarë”, kur zbuluan skandalin Uotergejt.
Sot pas 45 vjetësh, Weil ende punon për Washington Postin, duke bërë detyrën si gazetar.

Previous Post

FOTO/ Turqi, aksident i pazakonte, autobusi hyn në dhomën e fëmijëve

Next Post

Rama: S’keni parë gjë akoma për turizmin

droni

droni

Next Post
Rama: S’keni parë gjë akoma për turizmin

Rama: S’keni parë gjë akoma për turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.