Nuk ndodh shpesh që të kesh si pasagjerë Shakirën dhe Pique-n dhe si duket, kjo stjuardesë e ka kuptuar.
Teksa çifti udhëtonte drejt Argjentinës për të marrë pjesë në dasmën e Messi-t, stjuardesa papritur ka filluar të këndojë këngën “Waka – Waka”, që Shakira performoi në Afrikë për botërorin e 2010.
Në fakt kjo këngë ishte shumë domethënëse pasi Spanjës i siguroi trofeun ndërsa Shakirës dashurinë e jetës dhe babanë e fëmijëve të saj.
https://youtu.be/XQZsHFQS4Q0











