Një 57-vjecar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, 58 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lushnjës.
Policia ka shkuar për kontroll në shtëpinë e dhunuesit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës material dhe një armë gjahu pa leje.
NJOFTIMI
Më datë 01.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin L.R, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës, R.R, vjeç 58. Nga kontrolli në banesë, ju gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë gjahu, pa leje. Nenet 130/4 e 280 të Kodit Penal.












