IframeAutoritetet italiane kanë ndaluar një tjetër gomone të fuqishme me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.
Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar një gomone me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H. E., 37 vjeç e M. H., 34 vjeç.
Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta.
Në bordin e saj janë gjetur 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton 215 kg.
Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.
Komunikata zyrtare e finances italiane











