Kryeministri Edi Rama ka “urdhëruar” thirrjen e deputetëve të PS, ditën e hënë në një mbledhje në kryeministri.
Pas këtij “urdhri” Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”, ka zbuluar qëllimin e kësaj mbledhje, e cila nuk duket të jetë, asgjë më shumë se sa, për shpërndarjen e direktivave për rikthimin e “kontrollin punëtor” për “gjuetinë e shtrigave” në administratë.
Këtë e bën të ditur vetë Rama, kur paralajmëron se gjatë gjithë muajit korrik do të zhvillojë takime me deputetët e të gjitha qarqeve për të dëgjuar kërkesat e tyre dhe të qytetarëve që përfaqësojnë.











