Pyjet e Kurbinit janë pushtuar mbrëmjen e kaluar nga 4 vatra zjarri.
Sipas punonjësve të Bashkisë së Kurbinit, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e banorëve dhe temperaturat e larta kanë përhapur flakët.
Ndërhyrja me mjete rrethanore e nga banorët e zonës kanë mundur të shuajnë flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë.
Zjarri, nëse përhapej, mund të rrezikonte rreth 5 hektarë me pisha e pemë të tjera në kodrat e kurorës së Laçit.












