Një dyqan në katin e dyte të një pallati është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në zonën e “Vollgës”, pak minuta më oparë.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja ku po jep ndihmën për shuarjen e flakëve.
Nga informacionet zyrtare mësohet se në dyqan kanë qëndruar endacakë, dhe zjarri ka ardhur si pasojë e kartonave prej polesteroli.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.











