Një vajzë e mitur 11-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë nga përplasja e një makine.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotme në rrugën Pogradec-Drilon.
Teksa minorenja po kthehej në shtëpi, shoferi T. P., rreth 67 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa TR3460J, e ka marrë zvarrë rreth 10 metra.
11-vjeçarja është vajza me inicialet O.B., banuese në Buçimas.
Ajo është dërguar menjehërë në spiatlin rajonal për të marrë mjekimet e para pasi ka marrë shumë dëmtime serioze por pa rrezikuar jetën.
Ndërkohë policia edhe grupi hetimor ka mbërritur në vëndngjarje duke arrestuar drejtuesin e mjetit edhe për të zbuluar sesi ndodhi ky aksident.












