Jozefina Topalli ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 14:00.
Nuk dihet ende nëse ajo do të shpallë kandidaturën për të garuar për kreun e PD.
Deputetja demokrate u la nga Basha jashtë listave të PD.
Ndërkohë pas humbjes së thellë të PD-së, Topalli shpërtheu me një status kundër Bashës, duke bërë thirrje për protesta deri në largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.











