Një ditë më parë, një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij private në Berat.
Burime zyrtare nga Policia Vendore, bënë të ditur se viktima është 53-vjeçari A. Ç.
Pas marrjes së njoftimit se 53-vjeçari është gjetur i pajetë në oborrin e banesë së tij, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët konstatuan se, ai është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik.
Nga hetimet paraprake dyshohet se motiv i kësaj ngjarje ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës, si pasojë e divorcit nga ish bashkëshortja.











