Fillon numërimi dhe del rezultati i 6 kutive të para për bashkinë e Kavajës. Nga numërimi i tyre rezulton se kandidati i PS-së, Dorian Murati kryeson me 739 vota. Pas tij, demokrati Isa Sakja ka marrë 731 vota, kurse Maksim Kona i LSI, në këto kuti ka marre vetëm 145 vota.
Numërimi për votat e bashkisë së Kavajës nisi pas bllokimit të procesit dhe ndërhyrjes në vend nga ana e Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.
Procesi i numërimit nisi pas 4 orësh bllokimin, pasi nuk shkonin numëruesit e PS-se, duke e mbajtur peng këtë proces.












