Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me ish-kryeministri dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.
Takimi u bë në zyrën e ish-kryeministrit dhe mësohet se ka zgjatur rreth 45 minuta.
Objekt i bisedës mes Berishës dhe Bashës, mësohet se kanë qenë zgjedhjet dhe situata në të cilën ndodhet PD-ja pas rezultatit të tyre.
Mësohet se sot, pritet një reagim i kreut të PD-së Lulzim Basha, por edhe i ish-kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet dhe rezultatin e PD-së.












