Të gjitha faqet e institucioneve kryesore shtetërore në Shqipëri nuk funksionojnë.
Të dhënat e para flasin për një sulm hakerash të organizuar. Dyshimet janë se mund të jetë një sulm rus, por për momentin nuk konfirmohet.
Mes faqeve të bllokuara është edhe faqja e KQZ-së. Thuhet se po punohet për rikthimin e faqeve.











