Fotoarkiv
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1 ne Tirane kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases:
– Farbardha M, 50 vjeçe, banues në Tiranë
Ajo është konstatur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ duke fotografuar votën.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.











