Ka votuar sot edhe kryeministri Edi Rama. Votën e tij, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, e kanë hedhur në shkollën e Surrelit, ku edhe ata banojnë.
Në përfundim të votimit, Rama u shpreh se, “Ju uroj myslimanëve gëzuar bajramin. Qoftë një ditë e bukur për Shqipërinë. Jam besimplotë se do të kemi një ditë të bukur”.












