LSI ka denoncuar sot një rast blerjesh të votave sipas tyre në qytetin e Sarandës. Dega e LSI në Sarandës ka denoncuar dy kandidatë të PS-së, Alket Hysenin dhe Ramiz Hysin, se po blejnë vota me furgona policie në Sarandë dhe Konispol.
Postimi:
Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një rast të frikshëm të blerjes së votës nga kandidati i rilindjes Alket Hyseni.
Në Konispol dhe Sarandë ka shpërthyer blerja e votave nën shoqërimin e furgoneve të policisë.
Kandidatet e rilindjes Alket Hyseni dhe Ramiz Hysi janë në krye të këtij operacioni kriminal.
I bëjme thirrje Ministrit të Brendshem dhe Drejtorit të Policise së Shtetit të marrin urgjentisht masa për të parandaluar këtë veprimtari kriminale.












