Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në Fushë Krujë rreth orës 00:23. Policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit Bar- Restorant në pronësi të shtetasit M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv. Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.












