I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit në TV Klan, Basha u ndal të problemet me krimin dhe trafiqet në Shqipëri.
Sipas tij, lufta ndaj krimit kur ai ishte ministër i Brendshëm, mundësoi lëvizjen pa viza të shqiptarëve.
“Nuk kalonte një gomone me drogë kur unë isha ministër i Brendshëm. Unë e kam provuar që kam luftuar krimin dhe në sajë të kësaj lufte shqiptarët udhëtojnë sot pa viza në Europë.
Pres me qetësinë më të madhe gjykimin e shqiptarëve ditën e diel.
Nuk do ketë në qeverinë time ministra që ulen me biznesmenë, kur ulet ministri, politikani me biznesmenin e ha qytetari”, garantoi Basha.












