Nisin hetimet në lidhje me efektivin e policisë Ded Kodra që denoncoi ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në “Facebook”, për përfshirje në fushatë elektorale.
Ded Kodra, është me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Burimet nga ministria e Brendshme bëjnë të ditur se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka filluar procedurat për lirimin e menjëhershëm për policin e Shkodrës dhe çështja e tij referohet edhe në prokurori.












