Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi që ndërkohë është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka dhënë një intervistë për portalin ‘Konica.al’ ku ndër të tjera ka treguar se e duan të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë apo bindjes politike, edhe pse e dinë që ai është i krishterë dhe demokrat.
“E di shumë mirë se myslimanët e dinë që unë jam i krishterë dhe më pranojnë kështu siç jam. Madje mund të jem një nga të vetmit që socialistët e duan edhe pse e dinë që unë kam punuar për PD-në, kështu që kanë qenë në rregull me këtë”, është shprehur ai.
Më poshtë dialogu:
E ndërsa i ngacmuar se përse nuk ka shkuar në çadër ai shprehet: Me emisionin që po bëj kam çadrën time, jam neutral, por ndikues në atë që është e imja dhe nuk dua të jem pjesë…
…Mentor Nazarko: Në qoftë se do mbështeteshim tek ajo që the rreth Biblës, dy parimet e saj, i bie që s’do të të pëlqejnë këta myslimanët, do thonë “Ah, ky Ermali qenka i krishterë”. Kështu që na thuaj dhe ndonjë arsye tjetër suksesi nëse nuk është sekret…
Ermal Mamaqi: E di shumë mirë se myslimanët e dinë që unë jam i krishterë dhe më pranojnë kështu siç jam. Madje mund të jem një nga të vetmit që socialistët e duan edhe pse e dinë që unë kam punuar për PD-në, kështu që kanë qenë në rregull me këtë.
Mentor Nazarko: Ore, pse s’je në çadër ti njëherë? Se është çadra e lirisë, ti a je i lirë?
Ermal Mamaqi: Me emisionin që po bëj, jam neutral, por ndikues në atë që është e imja. Konica.al












