Janë konstatuar shkelje të rënda në shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
Sipas Ministrisë së Mirëqënies Sociale shkeljet fillojnë që me mospublikimin e listave të përfituesve në Korçë.
Bazuar në informacionet zyrtare kjo shkelje e qëllimtë bëhet për të katërtin muaj rresht dhe synon favorimin e familjeve të ndryshme në Fushatë.
Për këtë arsye, Ministria e Mirëqënies i kërkon Ministrisë së Financave kontroll urgjent mbi drejtoritë përkatëse.











