Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka dhënë konferencë shtypi por ka bërë vetëm një postim të shkurtër: “Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke”, ka komentuar ai pas një vale lajmesh në të gjitha mediat përvec TVSH se ai ka dorëzuar dorëheqjen tek kryeministri.
Megjithatë të njëjtat burime që kanë deklaruar dorëheqjen e tij saktësuan pas postimit të Tahirit se asgjë nuk ndyshon në projektin e ndryshimit të qeverisë. Të hënën do të ketë zëvëndësime ministrash, mes tyre edhe Saimir Tahirit.
Pak jave me pare media lajmeroi nje dite me heret largimin e Ylli Manjanit. Edhe ky I fundit refuzoi te pranonte largimin nderkohe qe nje dite me vone u shkarkua nga Kryeministri Rama.Droni.al












