Edhe ish-Kryeministri Berisha ka komentuar ndryshimet e pritshme në qeveri dhe lajmin se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është larguar nga posti.
“Ra Saje qorri, banditi i dyte i shtetit, ministri skafist dhe narkotrafikant!
– Ai me Ediskobarin mbushen Shqiperine me kanabis dhe policine me kriminele dhe vrases, vendin e ka tek Shullazi por,
– koka e krimit dhe i pari eshte Ediskobari, te cilit sot ia hoqen patericen kryesore!
– Beteja me banditikracine vazhdon,Qytetaret me afer ngadhnjimit me afer fitores”, shkruan Berisha.
Deputeti i PD, Sali Berisha ishte i pari që rreth dhjetë ditë më parë lajmëroi largimin Tahirit duke deklaruar edhe zëvëndësuesin e mundshëm të tij, Niko Peleshin.












