• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & FOTO GALERI / Zbulohet një dhomë sekrete me objekte naziste

droni by droni
21 June, 2017
in Foto Smart, Rajoni, Video, web tv
0
VIDEO & FOTO GALERI / Zbulohet një dhomë sekrete me objekte naziste
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia federale në Argjentinë ka zbuluar së fundmi një dhomë sekrete, të fshehur brenda një shtëpie pranë Buenos Aires. Në të ishin të fshehura rreth 75 objekte naziste, përfshirë një thikë e madhe e deri te pajisjet mjekësore të nazizmit, ashtu sikurse foto negative të Hitlerit. Policia është duke hetuar, kur dhe si kanë përfunduar këto objekte në këtë vend të Amerikës së Jugut.
Siç raporton Haaretz, agjentët nga Interpoli bastisën shtëpinë e pronarit të paidentifikuar, ku ndodheshin objektet naziste, më 8 Qershor. Disa vepra arti të një “burimi të paligjshëm” u zbuluan në veri të Buenos Airesit, duke bërë që policia të merrte drejtimin për në shtëpinë e këtij burri. Kur hetuesit mbërritën atje, ata gjetën një raft të madh librash ku ishte fshehur një derë sekrete. Personi që kishte nën zotërim këtë dhomë është i lirë, por mbetet e paqartë nëse ai do të përballet me ndonjë akuzë.
Hetuesit u janë drejtuar ekspertëve të Holokaustit për të mësuar më shumë se nga mund të kenë ardhur këto vepra naziste, por anëtarët e komunitetit hebraik në Argjentinë mendojnë se ato duhet të jenë sjellë në vend nga zyrtarët nazistë pas Luftës së Dytë Botërore.
Fillimisht kishte spekulime nëse objektet mund të jenë thjeshtë kopje, por hetuesit besojnë se janë origjinale. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje se si ata mund të kenë mbërritur në Argjentinë.
“Hetimet tona të para tregojnë se këto janë vepra origjinale”, tha ministrja argjentinase e Sigurimit, Patricia Bullrich për Associated Press.
Ky zbulim është më i madhi në Argjentinë, në llojin e tij, një shtet i cili mund të përshkruhet më së miri si një vend që ka një marrëdhënie të keqe me Holokaustin. Pas Luftës së Dytë Botërore, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve nazistë u arratisën në Argjentinë, përfshirë Adolf Ichman dhe Josef Mengele.
Ichman u zbulua në Buenos Aires nga gjuetarët e nazistëve në vitin 1960. Atë e kthyen në Izrael dhe e varën në vitin 1962.
Mengele u arratis nga Argjentina dhe shkoi në Paraguaj, duke ndërruar më vonë jetë në Brazil. Nuk dihet ende nëse ndonjë nga objektet e zbuluara këto muaj i përkisnin Ichmanit, Mengeles apo ndonjë nazisti tjetër që shpëtoi nga Gjermania.
Një nga arsyet pse autoritetet në Buenos Aires kanë një farë sigurie se ato janë origjinale është se disa nga objektet e koleksionit janë të konceptuara me foto të liderëve nazistë. Për shembull, një objekt i koleksionit është një xham zmadhues. I njëjti xham zmadhues shihet në një foto nga koleksioni ku është stampuar fotoja e Hitlerit. Hetuesit i treguan foton Associated Press me kusht që fotografia të mos publikohej.
“Kjo është një mënyrë për t’i hedhur ato në treg, duke treguar që ato ishin përdorur për të shkaktuar tmerrin, nga Fuhrer. Ka foto të tij, ku ai duket pranë objekteve”, tha Bullric.
Disa nga objektet më shqetësuese të koleksionit janë pajisjet mjekësore, përfshirë objektet e përdorura për të matur kokat e njerëzve. Shkencëtarët nazistë udhëtuan nëpër botë në vitin 1930, duke matur kokat e njerëzve të ndryshëm, pasi besonin se racat superiore përcaktoheshin përmes tipareve të fytyrës.
Koleksioni gjithashtu përfshin lodra naziste dhe objekte të tjera që mesa duket përdoreshin nga të rinjtë nazistë, të tilla si koleksione harmonikash të ilustruara më foto fëmijësh, të cilët mbajnë flamuj nazistë.
“Nuk ka precedentë për një gjetje si kjo,” tha Nestor Roncaglia, kreu i policisë federale të Argjentinës, për Associated Press. “Objektet mund të jenë vjedhura ose imitime. Por kjo këto janë origjinale dhe ne duhet t’i shkojmë deri në fund.

Previous Post

Basha: Rama “zero” interesim e investim për Kukësin, ju “zero” deputetë për PS në 25 qershor

Next Post

DETAJE/ Vlorë, pronari i makinës që i vunë tritol, apelon pasi më parë i kanë vrarë gjysmën e familjes

droni

droni

Next Post
Grabitja me armë e maska në Vlorë, arrestohet një person, tjetri në kërkim

DETAJE/ Vlorë, pronari i makinës që i vunë tritol, apelon pasi më parë i kanë vrarë gjysmën e familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.