• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përfundon ballafaqimi në Gjykatë, Shullazi – Beqajt: Ja për çfarë më premtove si kushëri i një ministri

droni by droni
20 June, 2017
in Kronika, Kryesore
0
Ylvi Beqja dëshmon para gjykatës: Si e kontaktova dhe si e pagova Emiljano Shullazin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ylvi Beqja, përfaqësues në Shqipëri i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company” dëshmitari kyç për zbardhjen e kalimit të 20% të ish-hotel Vollgës në portofolin e Emiljana Shullazit është përballur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Seanca maratonë gjyqësore për Emiliano Shullazin, ka vijuar me debate.
“Jam kërcënuar edhe kur isha në mbrojtje. Më kanë kërcënuar me pistoletë. Më ofruan 7 milionë euro për t’u tërhequr. U gjobita e kërcënova nga Shullazi e grupi i tij”, dëshmoi midis të tjerave Beqaj.
Ndërkohë, gjatë ballafaqimit, Shullazi ka nxjerrë disa fakte të pathëna më parë.
Në ballafaqim me Ylvin, që ka pranuar të jetë i afërt me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Shullazi i ka nxjerrë një sekret.
“Ju më keni premtuar se në momentin që do bëhej ministër i Brendshëm kushëriri juaj do i kisha të zgjidhura të gjitha çështjen me drejtësinë”,  mësohet t’i ketë thënë Ylvit në seancën e ballafaqimit.
Ndërkohë më herët, në seancën e sotme, Emiljano Shullazi dhe 4 miqtë e tij akuzuan prokurorët se kanë falsifikuar dokumentet duke i fajësuar me pa të drejtë.
Të pandehurit kanë pretenduar se dy procesverbalet e marrjes në pyetje të Ylvi Beqajt janë falsifikuar.
Shullazi me shokë deklaruan se 2 procesverbalet kanë të njëjtën datë dhe të njëjtën orë dhe disa thënie janë të kundërta.
Duke akuzuar 2 prokurorët e çështjes për falsifikim dokumentash, grupi Shullazi paraqet kallëzim penal kundër tyre.
Të pandehurit kanë kërkuar pezullimin e gjykimit ndaj tyre deri në sqarimin e plotë të pozicionit të dy prokurorëve. Ata e kanë paraqitur si rast precedenti një vendim të Gjykatës së Lartë për çështjen “Grori”.

 

Historia

Përgjatë dekadës së fundit, pronësia e ish-hotel Vollgës ishte kthyer në problemin kryesor të Ylvi Beqjat. Godina e rrënuar shtrihet mbi një sipërfaqe të gjerë prej 3426 metra katrorë në një prej vendeve më të lakmuara në qendër të Durrësit.
E rifituar me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave dhe e shitur tek kompania arabe për 800 mijë euro në vitin 1994, prona u bë më pas objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor që ende vazhdon.
Kompania arabe “Saudi Brothers Commercial Company”, e zotëruar nga sheiku Abdulaziz Al Nowaiser e bleu këtë pronë nga Agim Sula, përfaqësuesi me prokurë i Alije Fortuzit vjeshtën e vitit 1994. Kompania po planifikonte ndërtimin e një kazinoje në qendër të Durrësit në atë kohë, por dështoi të marrë lejen, ndërsa trazirat e vitit 1997 e larguan nga Shqipëria.
Për vite të tëra, ish-hoteli u la në degradim të lirë, por një pretendent i ri për pronësinë u shfaq në Durrës në vitin 2002. Zanmir Hasa, djali i adoptuar i Alije Fortuzit iu drejtua gjykatës së Durrësit me një padi kundër administratorit të kompanisë arabe dhe Agim Sulës, duke pretenduar se prokura e përdorur në vitin 1994 për shitjen e pronës ishte e paligjshme.
Padia solli një reaksion zinxhir procesesh gjyqësore mes përfaqësuesve në Shqipëri të kompanisë arabe dhe Zamir Hasës, ndërsa shumë konflikte u gjeneruan ndër vite mes palëve.
Ylvi Beqja, i emëruar si administrator i “Saudi Brothers Commercial Company” në vitin 2009 i tha BIRN se ishte i bindur që e drejta ishte në anën e tyre dhe se ishte përpjekur për vite të tëra ta gjente atë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë, por kishte dështuar.
Në intervistën për BIRN, Beqja pranoi se iu drejtua për zgjidhje Emiljano Shullazit pasi ishte i pashpresë. Pohon se gjendej nën kërcënim të vazhdueshëm për jetën e tij dhe të djalit, ndërkohë që haste pengesa të pakapërcyeshme për regjistrimin e pronës në hipotekë.
Pas marrëveshjes me Shullazin, Beqja thotë se “kërcënimet u ndalën, pengesat u shuan dhe rifitova rehatinë e mëparshme”.
Emiljano Shullazi u arrestua më 19 nëntor me urdhër të Prokurorisë, ndërsa ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Prokuroria e akuzoi atë për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Mes çështjeve nën hetim gjendet edhe rasti i ish-hotel Vollgës, ku Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të pronës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” është shtrënguar t’i japë 20 për qind të pronës Shullazit. Ylvi Beqja dëshmon për të kundërtën.
Në dhjetor 2014, Beqja në cilësinë e administratorit të “Saudi Brothers” i ka dhuruar Emiljano Shullazit “në shenjë mirënjohjeje”, 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish-hotel Vollga, sipas dokumenteve që BIRN disponon.
Megjithatë, akti i dhurimit erdhi në fund të një procesi negociatash, marrëveshjesh dhe rezultatesh-të cilat Shullazi rezulton t’i ketë kryer me përpikëri në favor të kompanisë arabe, para se të shpërblehej prej saj.

 

Previous Post

Fushë Krujë, gjendet mina me sahat, ishte përgatitur nga nxënësit

Next Post

FOTO/ Merr fund beteja kundër Roza Latit dhe Iva Alikos, ja vendimi i gjykatës

droni

droni

Next Post
PADIA/ Roza Lati dhe Iva Aliko shkojnë në Prokurori, ja për cfarë

FOTO/ Merr fund beteja kundër Roza Latit dhe Iva Alikos, ja vendimi i gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.