Një automjet është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë, rreth orë 04:15.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për mjetin tip “Toyota”, me targë AA 797.
Në momentin e djegies automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit K.S., 53 vjeç.
Si pasojë, flakët kanë shkaktuar dëmtime në këtë mjet.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.












