• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARMAND SHKULLAKU/Kurbani Saimir për sulltanin Ilir

admin by admin
11 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
ARMAND SHKULLAKU/Kurbani Saimir për sulltanin Ilir
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama ka bërë përpjekjen e tij më të mjerë që nga dita kur ka marrë mandatin e kryeministrit, duke improvizuar një kabinet të ri, 100 ditë përpara zgjedhjeve, vetëm e vetëm për të mbuluar dobësinë e tij në shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pafuqia e Ramës i ka lënë ligësht edhe përkrahësit e tij të përhershëm, të cilët u entusiazmuan pak javë më parë kur u duk se ai i qëndroi “si burrë” imponimit të Ilir Metës për të ndërruar kokën e Manjanit me atë të Tahirit. Por si çdo herë, e vetmja gjë ku zhgënjimi mbetet i sigurtë, është të besosh tek qëndresa e Ramës.

Në të gjitha rastet, kur opozita kishte ngritur akuza serioze për ministrin Tahiri, kur gazetarët zbulonin periodikisht skandale dhe implikime të ministrit me krimin dhe trafiqet, kur mediat e huaja e shpallën Shqipërinë “republikë të kanabisit”, kur agjensitë e huaja raportonin për kriminelë që kishin imunitet politik, kur ambasadorët tregonin me gisht përgjegjësinë e institucionit të rendit, Edi Rama nuk e lëshoi Tahirin. Jo sepse besonte tek puna e tij apo se nuk i shiste bashkëpunëtorët, por sepse e dinte që dorëzimi i Tahirit në ato kushte ishte në fakt dënimi i atij vetë. Sepse Tahiri ishte një shembull i përkryer i modelit që Edi Rama frymëzoi me qeverisjen e tij.

Por kryeministri e sakrifikoi ish qemalistin besnik Sajmir pa iu dridhur dora, në momentin e parë që ndjeu se mund t’i rrezikohej pushteti i tij. E bëri i kushtëzuar nga Ilir Meta, i cili dëshmoi edhe njëherë forcën imponuese dhe vërtetoi se nuk e kishte dhënë veresie kokën e Ylli Manjanit. i vetmi lëshim që Meta ka bërë, është koha që i la Ramës në dispozicion për të mos u dukur krjetësisht i përdhosur në sytë e opinionit publik. Pakti për shkarkimin e Tahirit është arriur që në takimin Rama- Meta që i parapriu largimit të Manjanit, por duke e shtyrë në kohë, kryeministri mendoi se mund të zvarritej edhe ca me brekë nëpër këmbë.

Por në prag të zgjdhjeve elektorale, kur Rama i kërkon çdo ditë me ankth Ilir Metës ta shpallë zyrtarisht koalicionin paraelektoral me PS, kur ethet e numrave dhe frika se mos LSI nuk e quan normale të hyjë në zgjedhje pa opozitë, kryeministri e lëshoi kurbanin e parë. Ai i harroi fjalimet për policinë më të suksesshme në historinë e kombit shqiptar, akuzat kundër opozitës dhe baltën mediatike që nxinin punën e minsitrit të tij të dalluar. Përballë hallit të madh me Ilir Metën, Saimir Tahiri rezultoi një gogël. Rama e shiti, duke noterizuar kështu edhe njëherë pafuqinë e tij për të vepruar me vullnet të lirë dhe për t’u qëndruar presioneve.

Sigurisht që në këtë kapitullim, nuk është thjesht çështja e numrave të koalicionit dhe pasiguria se si do të shkojnë zgjedhjet e ardhshme nëse nuk merr pjesë opozita. Dorëzimi i Ramës, është dorëzimi i një njeriu që e di se është peng i keqqeverisjes së tij, që në katër vjet u ka shëbyer interesave të veta dhe atyre të klientëve të tij dhe jo qytetarëve, që nuk ka as moral dhe as fuqi t’i thotë jo Ilir Metës. Ai përbën rastn tipik të politikanit që e ka konsumuar aq shumë abuzimi me pushtetin sa nuk i ka mbeur asnjë shans për të provuar të frymëzojë, të qëndrojë apo të riskojë në emër të parimeve me të cilat erdhi në pushtet. Edi Rama sot është skllav i dështimit të tij dhe ndonëse erdhi në pushtet me 1 milion vota, duket i katandisur si mos në keq, duke u endur të mbledhë votat e tregut çam, duke plotësuar çdo kërkesë të LSI apo duke kërkuar opinionistë me qera dhe portale me sevda, për të mbetur i kapur pas karrikes së kryeministrit.

Kaq i vërtetë është ky degradim, sa edhe vetë Rama nuk u kujdes të shpëtojë fytyrën ndërsa dorëzoi në tepsinë e LSI, Saimir Tahirin. U kujtua për këtë kur lajmi mori dhenë dhe sajoi një gjoja riformatim elektoral të qeverisë(?! ), por të cilin do ta shpjegojë të hënën se nuk di as vetë se çfarë të thotë.

Një sajesë qesharake dhe njëkohësisht e mjerë si dëshmi e pafuqisë së tij. Përpjekja e dëshpëruar për ta mbuluar atë që duket me kilometra larg e katranosi edhe më keq pozitën e kryminsitrit. Shpikja e një qeverie elektorale për të kamufluar kurbanin Saimir për sulltanin Ilir, e nxjerr dhe më zbuluar impotencën e një kryeminstri të kapur. Sado që mbështetësit e tij duan ta bëjnë të duket si një lider që merr vetë vendime, fatkeqësisht do të mbeten të zhgënjyer. Eshtë i njëti Ramë që i bënte fjalimet Metës dhe i çonte lule Nanos, që shante Nanon dhe frymëzonte Pandin, që është i kapur dhe i varur që ditën e parë që vuri këmbën në politikë. Dhe në këto katër vite qeverisje, megjithëse është zyrtarisht kryeminstër, të gjithë minisrat ia ka ndërruar Ilir Meta.

Previous Post

BLENDI FEVZIU/Përse e largoi Rama, Tahirin?

Next Post

Aleati i Ramës: Janë 5 arsye për largimin e Tahirit

admin

admin

Next Post
Aleati i Ramës: Janë 5 arsye për largimin e Tahirit

Aleati i Ramës: Janë 5 arsye për largimin e Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.