Gjykata e Tiranes liroi 6 vajzat e arrestuara pak ditë më parë.
Vajzat ushtronin “seks virtual”, me klientët që paguanin për komunikimin me video, në një shtëpi tek Komuna e Parisit në Tiranë. Shumica e klientëve ishin të huaj.
Organizatorja e biznesit ishte një 34 vjeçare me inicialet L.B.
Ajo do të qëndrojë në “arrest shtëpiak”, ndërsa vajzat që ushtronin prostitucion do të procedohen në gjendje të lirë.












