Marrëdhënia e një gruaje italiane dhe një shqiptari ka përfunduar në mënyrë tragjike në Bergamo të Italisë.
Viktima është një 44-vjeçar shqiptar i cili sipas “La Republica” kishte kërcënuar gruan me thikë.
Ai kishte shkuar ne vendin ku ajo punonte dhe e priste te parkingu me një thikë në dorë. Por përpjekja e shqiptarit për ta frikësuar bëri që ish-gruaja e tij, me te cilën ka edhe një fëmijë, bëri që ajo ta vriste me makinë.
Përplasja ka qenë fatale për të, pasi ka rënë i vdekur në tokë nga plagët që kishte marrë. Mësohet se shqiptari, Agron Beshmata, 44 vjeç e ndiqte prej kohësh ish-gruan, dhe para pak ditësh ajo e kishte denoncuar edhe në polici. Vrasja ka ndodhur në një garazh në qendër të Villogo, provincë e Bergamos.
http://www.dailymotion.com/embed/video/x5r7ul6











