Një kandidat i FRD-së së Bamir Topit, është tërhequr nga gara.
Tërheqja, për më tepër arsyeja, më pak se nja javë nga data e zgjedhjeve, është “befasuese”.
Tërheqja ka ndodhur në Qarkun e Shkodrës, dhe kandidati ishte i Pukës.
Kandidati i tërhequr është Astrit Kuci, njëherazi kryetar i FRD në Pukë
Ai e ka argumentuar tërheqjen, me argumentin se, “Do mbështes PS dhe kandidatin Paulin Luli. Ftoj të gjithë anëtarët e simpatizantët e FRD-së të mbështesin kandidaturën e Paulin Lulit”.











