• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha për shkarkimin e Ministrave: Tahiri për Ramën…?! “Nuk e hamë sapunin për djathë!”

admin by admin
12 March, 2017
in Politika
0
Basha për shkarkimin e Ministrave: Tahiri për Ramën…?! “Nuk e hamë sapunin për djathë!”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e katër Ministrave të qeverisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi një karikaturë të shëmtuar të Rilindjes.
Duke folur nga çadra e protestës Basha tha se po ikin shërbëtorët e qeverisë.
“ Pak metra më këtej po ndodh një mbledhje ku po shkarkohen disa shërbëtorë të qeverisë. Ajo që po ndodh pak metra më këtej është një karikaturë por jo nga këto të Bujar Kapexhiut, por është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje, është karikatura e një kryeqeveritari që pasi ka braktisur solemnisht të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet, pasi ka ndërtuar një aleancë të rrezikshëm e për të çdo qytetar shqiptar të majtë dhe të djathtë, dhe veçanërisht për të majtët, ky është inkriminimi i PS. Ky njeri nuk ka për detyrë të bëjë karikaturë dhe as vizatime siç ka mbushur zyrën dhe as qypa balte. Ka pasur detyrë tu përgjigjet nevojave të shqiptarëve, të dëgjojë zërin e tyre dhe ka dështuar në çdo vit të qeverisjes së tij dhe po dështon dhe në këto orë”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se shkarkimet në qeveri janë vetëm truke, manovra për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve, ndaj “beteja vazhdon e do të vazhdojë deri në fitore”, theksoi ai, deri në krijimin e qeverisë teknike.
“Të gjithë këtu jemi gati të japim gjithçka për një Shqipëri, ndryshe. Dhe ndryshe do të jetë, asnjë nuk do të jetë si më parë. Ndaj çdo truk, çdo manovër për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, për t’u dhënë sapunin për djathë – Tahirin për Ramë – është e papranueshme. Protesta do të vazhdojë deri në krijimin e një qeverie teknike dhe largimin e çdo krimineli nga postet drejtuese”, nënvizoi Basha.

 

Mesazhi i Lulzim Bashës në Sheshin e Lirisë, në ditën e 23 të protestës


lulzim basha proteste cader artisteDita e 23-të e protestës, kjo e Diel, me këtë kohë të lavdishme që na ka sjellë Zoti, sepse pranvera po vjen, nuk mund të niste më bukur se sa në praninë e profesor Bujar Kapexhiut, këtij personaliteti të jetës publike që na fal gjithmonë si përmes punimeve të tij, ashtu edhe përmes fjalës së tij, një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe një këndvështrim të veçantë për jetën në tërësi dhe jetën politike në veçanti. Ndërkohë që profesor Kapexhiu po fliste për karikaturat e tij, unë po bëja një refleksion. Sepse, pak metra më tej po bëhet një mbledhje ku po shkarkohen disa shërbëtorë të qeverisë. Cili është ndryshimi, mes asaj që bën Bujar Kapexhiu dhe asaj që bën Edi Rama? Ky është reflektimi im. Sipas reflektimit tim, artisti tret dhe dixheston lajmet politike, i kthen në ide dhe ja ku i ka bashkuar njerëzit, ata njerëz që nuk mund të bashkohen asnjëherë, dhe i jep formë me artin e tij.
Këtu jemi personazhe. Në një farë mënyrë këtu jemi edhe kukulla në dorën e Bujarit. Mirëpo, kjo nuk na mërzit, përkundrazi na kënaq. Ky është monopoli i artistit, është monopoli i shpirtit krijues, i cili përcjell përmes arbitraritetit, pra e zgjedh vetë se si do ta përcjellë idenë, emocionin tek qytetarët. Na zgjon, na ngacmon kureshtjen, na vë në mendime. Na pozicionon. Ky është monopoli i artistit.
A mund ta ketë, këtë monopol edhe politikani? A mundet edhe politikani me arbitraritet, me të njëjtën mënyrë si artisti, të vendosë çfarë ti dojë qejfi, e si t’i dojë qejfi. Këtu gjërat ndryshojnë pak. Sepse, nëse misioni i artit dhe i artistit, është të ngacmojë, të provokojë, të mobilizojë m të mirën në mendimin, në intelektin e artndjekësve, të qytetarëve, të të gjithë publikut, misioni i politikanit është t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe t’i shërbejë atyre.
Ajo që po ndodh pak metra që këtej, është në fakt një karikaturë, por jo nga këto të Bujar Kapexhiut. Eshtë një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Eshtë karikatura e një kryeqeveritari, i cili, ka braktisur solemnisht të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet, ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme, për çdo qytetar shqiptar, (të djathtë dhe të majtë, madje do të thoja, veçanërisht për socialistët shqiptarë), kjo është aleanca midis politikës dhe krimit, dhe ky është inkriminimi i Partisë Socialiste, pra, vendosja e interesave politike të një partie nën interesat e kriminelëve, që kanë dalë nga burgjet e Europës dhe sot janë deputetë, kryetarë bashkish dhe drejtues të institucioneve, përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë, vitin e kaluar në nivele rekord.
Ky njeri nuk ka për detyrë të bëjë karikaturë, nuk ka për detyrë as të bëjë vizatime siç e ka mbushur zyrën e tij, apo qypa balte. Ai, ka patur për detyrë t’i përgjigjet nevojave të shqiptarëve, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe, ka dështuar ta bëjë, në çdo vit të qeverisjes së tij, në çdo muaj, në çdo javë e në çdo ditë, e po dështon edhe në këto orë, ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Të dëgjojë mesazhin që shqiptarët e bashkuar i kanë dhënë me 18 shkurt.
Ne nuk jemi mbledhur këtu, as për koka turku, as për koka kecash, as për koka delesh, jemi mbledhur për një mision të madh europian, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nuk jemi mbledhur që, padrino të shkarkojë shërbëtorët e tij. Nuk jemi këtu për shërbëtorët e Edi Ramës. 1, 2, 3, 4, 14 po të dojë, le t’i shkarkojë të gjithë, kjo lëvizje do të qëndroje e do të fuqizohet deri në largimin e padrinos. Si mendon ai, që ne ia vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabizimin e Shqipëisë? Si mendon ai, do t’ia vëmë fajin dikujt tjetër për sjelljen e kriminelëve në parlament dhe në bashkitë e vendit?
Shqiptarët e dinë fare mirë që ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve të Edi Ramës, por ka qenë produkt i drejtpëdrejt i vendimeve politike që Edi Rama ka marrë për ta sjellë krimin në pushtet, për të qeverisur me krimin, për të nxjerrë kriminelët e dënuar nga burgjet, që t’i shërbejnë atij për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme. E bëri këtë me arrogancë totale në Korçë, në 2015-ën, në Dibër. E paralajmëruam, dhe nuk na e vuri veshin sepse nuk kishte besim se qytetarët do të ngriheshin. Ja pra që, qytetarët janë ngritur, qytetarët janë bashkë, ky bashkim popullor rritet nga ora në orë dhe konsensusi kombëtar është; nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën kryeministër, ndaj Rama ik!
Nuk ka asnjë tërheqje nga ky kusht. Nuk jemi këtu në një ekspozitë politike. Na mjaftojnë, sepse duan kohë t’i shijosh e t’i përtypësh, ekspozitat e Bujar Kapexhiut. Bujar Kapexhiu është në të drejtën e tij sovrane si artist, si figurë publike, të na japë mesazhet përmes karikaturës, ndërsa karikatura e Edi Ramës duhet të marrë fund një orë e më parë.
Çdo përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë me shkarkimin e shërbëtorëve të tij, nxjerr zbuluar interesin e tij të vërtetë. Eshtë gati të sakrifikojë gjithçka për pushtetin dhe pasurinë personale, siç sakrifikoi PS-në, duke shpikur Rilindjen e kriminalizuar deri në palcë. Duke sjellë kriminelët në listat e partisë së tij, duke i veshur me pushtet. Siç sakrifikoi ekonominë, të ardhmen e shqiptarëve, duke mbytur vendin me drogë, duke e mbushur me hashash nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, duke asgjesuar shpresën e shqiptarëve për një jetë të ndershme, duke kërcënuar drejtpërdrejt shëndetin tonë, e në veçanti shëndetin e fëmijëve tanë. Siç sakrifikoi të ardhmen europiane të Shqipërisë, ku negociatat nuk do t’i happen, derisa të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tani, për pushtetin e tij, po sakrifikon shërbëtorët e tij, ministrat apo ministret e tij. Gjithçka, për pushtetin e tij. Asgjë për qytetarët, asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe ky është ndryshimi tjetër i madh, jo vetëm midis Edi Ramës dhe Bujar Kapexhiut, arti i të cilit është në funksion të shqiptarëve dhe jo në funksion të tij, ky është ndryshimi i madh midis Edi Ramës dhe i shumicës dërrmuese të shqiptarëve të cilët do të bënin gjithçka që vendi të nisë rrugën e negociatave për në Bashkimin Europian.
Që vendi të shkëputet nga kriza e thellë ekonomike, politike dhe shoqërore, nga kriza e thellë psikologjike, këtë depresion që ka kapur shoqërinë që është në fakt reflektim dhe pasqyrë e një individi që e ka sjellë këtë gjëndje, dhe ky është kryeministri aktual Edi Rama. Të gjithë jemi këtu, jo për të marrë, por për të dhënë nga vetja jonë, që nesër Shqipëria të jetë më mirë. Që nesër Shqipëria të jetë më e sigurtë, që nesër ekonomia kombëtare të jetë më e fortë, që nesër të kemi më shumë vende pune, me paga më dinjitoze, arsim më të mirë, shëndetësi që t’i përgjigjet nevojave, prandaj jemi këtu, jo duke marrë, por duke dhënë. Sepse çdo qytetar që i është bashkuar kësaj proteste prej ditës së parë e deri më sot, e ka bërë këtë me shpirtin e sakrificës, me shpirtin e kurajos dhe me përgjegjësinë e madhe se duke dhënë sot nga koha juaj, nga energjia juaj, nga shpirti juaj, ju jepni për Shqipërinë e nesërme, Shqipërinë Europiane, Republikën e Re, të shpresave dhe mundësive për çdo qytetar. Ky është ndryshimi. Të gjithë këtu jemi gati të japim gjithçka për një Shqipëri ndryshe dhe ndryshe do të jetë. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Prandaj, çdo truk, çdo manovër për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve, për t’ua dhënë sapunin për djath, apo Tahirin për Ramë, eshtë e papranueshme. Protesta vazhdon dhe do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës, deri në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike, me mbështetje të gjerë popullore, që do të garantojë, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pra largimin e çdo krimineli nga postet drejtuese, një luftë efikase kundër fushatës së drogës që po nis, dhe parave të fushatës së fundit të drogës, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme që është një frazë, por që është një plan i tërë, që do të mundësojë që çdo shqiptare, çdo shqiptar, çdo e re, çdo i ri, çdo e moshuar, çdo i moshuar; të ketë mundësinë të votojë si europian dhe vota t’i numërohet njësoj si në Europë. Të vendosin qytetarët dhe do të vendosin qytetarët, themelin e Republikës së Re.
Ndaj kjo e diel që na bashkon këtu në këtë agorë dhe që bashkon shqiptarët anembanë, ose rreth sofrës familjare apo në të tjera kontekste shoqërore, fetare, e të çfarëdollojshme, është një ditë zotimi dhe përbetimi për të vazhduar këtë bashkim popullor për të vazhduar e për të qenë zëri i shumicës, që ka qenë e heshtur deri më 18 shkurt, por që prej 18 shkurtit, këtu ka zërin, këtu ka sytë, këtu ka mendjen, këtu ka shpresën, këtu ka zemrën.
Ne nuk do t’iu zhgënjejmë. Kjo betejë do të përfundojë me fitoren e të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe me themelimin e Republikës së Re, të zgjedhjeve të lira, të demokracisë së vërtetë, të shtetit të vërtetë ligjor.

Previous Post

Edhe një tjetër ministër i LSI-së “kryengritje”: Ilir Meta kryeministër

Next Post

Rama paralajmëron: Arsyet e shkarkimit të ministrave në “edicionin tim të lajmeve” të orës 17.00

admin

admin

Next Post
Rama paralajmëron: Arsyet e shkarkimit të ministrave në “edicionin tim të lajmeve” të orës 17.00

Rama paralajmëron: Arsyet e shkarkimit të ministrave në “edicionin tim të lajmeve” të orës 17.00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.