Shumica e VIP-ave e kalojnë fundjavën në bregdet ose buzë pishinave. Por, fryma tropikale nuk është e preferuara e Valbonës, e cila pak minuta më parë ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet mes një sfondi natyror.
“Më në fund u takova me Valbonën”, shkruan Selimllari, duke zbuluar kështu destinacionin e zgjedhur për ditën e shtatë të javës. Zgjedhje e zgjuar kjo, për aq kohë sa klima malore është zgjidhja më e mirë për të shmangur të nxehtin.













