• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbledhja e dytë e Task Forcës për Zgjedhjet, çfarë ka ndodhur me shkeljet nga administrata

droni by droni
16 June, 2017
in Kryesore, Politika
0
Mbledhja e dytë e Task Forcës për Zgjedhjet, çfarë ka ndodhur me shkeljet nga administrata
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Task-Forcës (grupit ndërinstitucional) të ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”. Task-Forca diskutoi sipas rendit të ditës dërguar anëtarëve të saj dhe pjesëmarrësve në të. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilën falënderohen për pjesëmarrjen dhe interesimin e tyre.

Si pikë e parë e Rendit të Ditës u diskutua lidhur me informacionin e kërkuar nga ministritë, institucionet e tyre të varësisë, prefekturat, bashkitë dhe entet publike apo shoqëritë shtetërore të zotëruara apo kontrolluara nga shteti. Task-Forca arriti në përfundimin që dërgimi i informacionit nga të gjithë institucionet e sipërcituara është në të mirë të procesit zgjedhor dhe vendosjes së standardeve që sigurojnë një proces të drejtë, të lirë dhe demokratik. Rezulton se informacioni deri më sot nuk është dërguar nga disa institucione apo është dërguar i paplotë, i pasaktë dhe i papërpunuar më parë nga ministritë për institucionet e tyre të varësisë.

Fillimisht Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, u tërhiqet vëmendja të sjellin informacion e kërkuar deri më sot nga Task-Forca. Gjithashtu, i kërkohet Bashkisë Tiranë, Kamëz, Fushë-Arrëz, Has, Pustec, Këlcyrë, Finiq, Selenicë të përcjellin për Task Forcën informacionin e kërkuar.

Institucioneve të tjera më sipër iu kërkua nga Zëvendëskryeministrja të bëjnë maksimumin e tyre për dërgimin e një informacioni të përmbledhur dhe që i jep përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjeve në mënyrë që Task-Forca të ketë mundësi të diskutojë mbi çështje konkrete dhe të dalë me rekomandime e masa për zbatim në të mirë të procesit zgjedhor. Njësive të qeverisjes vendore gjithashtu iu bë thirrje që në kuadër të transparencës të vazhdojnë të dërgojnë informacionin, por ky duhet të jetë i përmbledhur dhe i saktë.

Njëkohësisht, Task-Forca la si detyrë për ministrat të marrin masa ndaj titullarëve të institucioneve referuar ligjit si dhe të referojnë sipas ligjit për masa disiplinore nëpunësit civilë apo të marrin masa disiplinore për punonjës të tjerë. Në këtë kuadër i kërkohet Departamentit të Administratës Publike të procedojë në një kohë sa më të shpejtë dhe pa zvarritje, duke garantuar një vendimmarrje të drejtë konform ligjit.

Lidhur me rastin e Ministrisë së Arsimit iu bë thirrje Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Departamentit të Administratës Publike të kryejnë hetim administrativ të shpejtë për sjellje të papërshtatshme dhe jo etike të disa nëpunësve civilë që bëhen pengesë kundrejt Ministres së Arsimit në përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe detyrave të përcaktuara posaçërisht për zgjedhjet në VKM-në më sipër dhe informacioni t’i përcillet në një kohë sa më të shpejtë Task Forcës.

Sipas pikës së dytë të Rendit të Ditës u diskutua lidhur me shqetësimin e ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pengesa në dhënien e lejeve nga institucionet e administratës shtetërore për punonjësit që kanë bërë kërkesë për të shërbyer si komisionerë.

Zëvendëskryeministrja shprehu bindjen e saj se institucionet në fjalë nuk janë bërë pengesë për dhënien e lejeve pasi nga raportimet e deritanishme rezulton që lejet për të shërbyer si komisioner janë dhënë në kohë shumë të shkurtër.

Ftohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vërë në dijeni Zëvendëskryeministrin, por sipas rastit, edhe Departamentin e Administratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil kur konstaton raste konkrete pengesash të pajustifikuara në dhënien e lejeve nga nëpunësit civilë eprorë të nëpunësve civilë që kanë paraqitur kërkesë për të shërbyer si komisionerë. Nga ana tjetër, vetë zyra e Zëvendëskryeministrit do të vërë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacionin  e mbledhur nga institucionet më sipër lidhur me rastet për të cilat ka pasur kërkesa për komisioner dhe miratimet e dhëna.

Sipas pikës së tretë të rendit të Ditës u diskutua rasti Gjoza duke marrë shkas nga një shkresë dërguar Zëvendëskryeministrit nga subjekti zgjedhor LSI. Qëllimi i diskutimit të kësaj çështje nga Task-Forca ishte për të përcjellë mesazhin që Task-Forca trajton me paanshmëri të gjitha subjektet politike dhe çështje shqetësuese të lidhura me zgjedhjet të ngritura prej tyre.

Në cilësinë e kryetares së Task Forcës Zvëndëskryeministrja në ushtrim të funksionit të saj ka kërkuar informacion nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokuroria lidhur me rastin në fjalë dhe prej tyre është kthyer menjëherë përgjigje. Policia e Shtetit informon se ka bërë referim të rastit në prokurori ku edhe është regjistruar procedim penal për këtë rast. Ndërkohë, prokuroria informon se ka regjistruar kallëzimin penal referuar materialit kallëzues të Policisë së Shtetit për veprat penale “Detyrim për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal. Prokuroria është duke kryer veprime hetimore sipas ligjit, të cilat janë konfidenciale dhe sekrete referuar Kodit të Procedurës Penale. Në këto kushte, Task-Forca nuk mund të kryejë veprime të mëtejshme.

Task-Forca vendosi që informacioni në fjalë do t’i njoftohet subjektit zgjedhor LSI.

Sipas pikës së katërt të Rendit të Ditës, u diskutua lidhur me informacione të dërguara Zëvendëskryeministrit ku pretendohet tërheqje shumash të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë.

Task-Forca kërkoi nga Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave që të ndjekë me përparësi këtë informacion duke kryer hetimet e duhura administrative dhe të vlerësojë nëse ka bazueshmëri të pretendimeve të tilla duke bërë krahasime edhe me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor  i pandikuar nga përdorimi i parave me burim të paligjshëm për financim të subjekteve elektorale.

Në rast se do të ketë dyshime të arsyeshme që shumat e tërhequra kanë lidhje më financime të paligjshme të subjekteve politike Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave orientohet të referojë rastin në prokurori për ndjekje dhe hetim të mëtejshëm si dhe të informojë Zëvendëskryeministrin për gjetjet.

Së fundmi, Task-Forca la detyra konkrete për mbledhjen e radhës, të ditës së mërkurë, 21.06.2017, ora 17.00.

Si detyrë e parë, u kërkua përcjellja e informacionit sipas pikës së parë të Rendit të Ditës me qëllim konsolidimin, saktësimin dhe plotësimin e informacionit të dërguar deri më tani nga institucionet më sipër.

 

Si detyrë e dytë, duke marrë shkas nga disa rasteve të konstatuara ditët e fundit për punësime të dyshuara në kundërshtim me ligjin kryesisht në shoqëri shtetërore apo ndërmarrje/ente publike u kërkua raportim nga të gjithë institucionet e administratës shtetërore, njësi të qeverisjes vendore lidhur me punësime të reja gjatë vitit 2017 gjatë fushatës zgjedhore, jashtë strukturës së institucioneve, kjo referuar strukturës së miratuar para periudhës së fushatës zgjedhore. Gjithahstu, u vendos që të sillej informacion në lidhje me punimet gjatë vitit elektoral 2017, për të bërë një analizë krahasimore referuar edhe vitit 2015, 2016.

Si detyrë e tretë, referuar pikës 31(ë) të VKM-së më sipër ftohen të gjithë Ministrat, titullarët e institucioneve, njësitë e qeverisjes vendore të dërgojnë informacion  për adresimet e rasteve në prokurori, kallëzimet penale  të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet dhe statusin e përditësuar për secilën prej tyre si dhe statusin e cdo cështje.

Si detyrë e katërt për të gjitha Ministritë dhe Institucionet e varësisë, njësitë e qeverisjes vendore kërkohet që të jepet një numër i saktë i shkarkimeve dhe pezullimeve si rezultat i shkeljes së ligjit elektoral, shkeljes së kryer si dhe procedurave të ndjekura nga drejtuesit e institucioneve.

Departamenti i Administratës Publike iu kërkua të paraqesë informacion lidhur me numrin e rasteve të referuara pranë tij për shkelje të lidhura me zgjedhjet nga nëpunës civilë, duke treguar sa nëpunës të tillë janë pezulluar dhe sa janë shkarkuar. Gjithashtu u kërkua të dërgojë dhe punësimet e reja gjatë fushatës zgjedhore.

Njëkohësisht, bëhet thirrje që Departamenti i Administratës Publike të veprojë sa më shpejt në trajtimin e rasteve të referuara pranë tij duke treguar vullnet dhe përmbushur më përpikmëri detyrën që të garantohet mirëfunksionimi i shërbimit civil me qëllim përmbushjen e detyrave prej tij për të mundësuar zgjedhje të lira dhe demokratike që është qëllimi i përbashkët i çdo institucioni shtetëror.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministri i Brendshëm  referuar pikës 31(d) të VKM-së më sipër pritet të dërgojnë informacion lidhur më problematikët me listat e zgjedhësve.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil u ftua të paraqesë informacion me shifra konkrete lidhur me konstatimet e tij në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbikëqyrjen e shërbimit civil si dhe masa administrative që mund të ketë marrë.

Bazuar në raportimet e institucioneve më sipër do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme.

Ministrive iu bë thirrje të dërgojnë sa më shpejt personat e kontaktit, për ato ministri ku nuk është përmbushur kjo detyrë si dhe të dërgojnë brenda ditës së hënë pasdite dërgimin e informacionit të konsoliduar, saktësuar dhe plotësuar.

Tags: Ledian mandija
Previous Post

Basha zbulon detaje të reja për takimin me Trump

Next Post

Basha tregon pse iku Kreshnik Spahiu, e futa në listë tek numri…

droni

droni

Next Post
Basha dhe Berisha ndjekin ndeshjen nga Tirana

Basha tregon pse iku Kreshnik Spahiu, e futa në listë tek numri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.