Familjarët e viktimave të zjarrit në Kullën Grenfell në Londrën Perëndimore kanë pushtuar minibashkinë e Kensingtonit dhe Çelsit pas tragjedisë që u ka marrë jetën rreth 100 vetëve.
Ata u mblodhën sot për homazh, por homazhi përfundoi me protestë. Ata thërrisnin ndaj autoriteteve “Vrasës të mallkuar, frikacakë. Duam drejtësi”,- thërrisnin protestuesit dy ditë pas tragjedisë.
Ndërkohë, ende nuk janë identifikuar të gjithë viktimat dhe ende nuk është gjetur shkaku i vërtetë i tragjedisë.











