“Saimir Tahiri nuk u shkarkua por u ngarkua me një detyrë prioritare”, ishte “justifikimi” i kryeministrit Edi Rama sot në “komunikimin e tij” të përditshëm me komentuesit në rrjtet sociale..
Duket, për të shuar kureshtjen për “shkarkim-ngarkimin prioritar” të tij, Saimir Tahiri ka shpërndarë dy foto në rrjetet sociale, “rrethuar nga tri vajza, si pjesë e fushatës sensibilizuese “Ti je luledielli”
të prezantueses Albana Osmani, për të grumbulluar të ardhura që do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.
“Per me te fortet 🙂 #tijenjeluledielli”, shkruan Tahiri në “Facebook”, ndërsa shpërndan edhe këto foto.












