Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme edhe pse vendi ndodhet në kulmin e fushatës elektorale.
Seanca do të zhvillohet në datën 17 qershor, ditën e shtunë dhe është kërkuar nga 1/5 e deputetëve të Kuvendit.
Kjo seancë do të mblidhet për zgjedhjen e anëtarit të 12 të Komisioneve të Vetting-ut, pasi deputetja demokrate Jorida Tabaku ka marrë lejen e lindjes, pas bërjes nënë me dy binjake dhe procesi është bllokuar. DRONI.al












