Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. ngjarja u zhvillua para pak minutash pasditen e sotme në rrugën Çamëria, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një mjet është përmbysur. Sipas burimeve nga kjo përplasje nuk ka të lënduar. Mjetet e përfshira në incident janë automjeti tip “Ford” me drejtues S.M. dhe automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues S P.











