Prokuroria kërkon 7 vite burg për ish-futbollistin e njohur Altin Rraklli.
Ish-fubtollisti i Kombëtares shqiptare akuzohet për veprën penale mashtrim me pasoja të rënda, për një shumë prej 150 mijë eurosh.
Gjykata i la kohë palës mbrojtëse dy javë për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.
Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare duke mbajtur vetëm atë gjermane.












