Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën për Armando Prengën, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit në fund të muajit shkurt për shkak se ende nuk i ka mbërritur ende vendimi i KQZ-së lidhur me mandatin.
Por sapo ky vendim të arrijë atëherë Gjykata e Lartë do të shpallë moskompetencën për gjykimin e çështjes pas dorëheqjes së Prengës.
Nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka pezulluar edhe vendimin për shfrytëzimin e Luginës së Patokut, ‘mollë sherri’ mes familjes së ish-deputetit Armando Prenga dhe familjes Çali.
Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë Çali Shpk, duke i hequr licencën e shfrytëzimit familjes Prenga. Vendimi i sotëm pezullon gjithçka, ndërsa shfrytëzimi i lagunës kalon në statusin e mëparshëm.
Gjergj Çali tregoi se lagunën e shfrytëzojnë disa persona nga Puka, që sipas tij janë nën hijen e Prengës. Por pas shpalljes së moskopetencës nga Gjykata e Lartë cështja do të kalojë në gjykatën e Kurbinit.











